“Tronditë” raportusja për Kosovën në Parlamentin Evropian: Gjykata Speciale sjellë drejtësi, i reagojnë ashpër nga Kosova

Vizita e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në Gjykatën Speciale, ka krijuar reagime nga më të ndryshmet në vend.Viola von Cramon ditë më parë ka vizituar Gjykatën Speciale, dhe kjo vizitë ndodhi në ditën kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte nisur pikërisht nga Haga për në Kosovë, pasi intervisitmit prej 4 ditëve rresht.

Ajo u shpreh se Gjykata Speciale po bën punë të mrekullueshme dhe se duhet të vazhdojë kështu.
“Pata një vizitë të planifikuar në Dhomat e Specializuara të Hagës dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Institucione të rëndësishme këto për të sjellë drejtësi në Kosovë ndaj atyre personave që besohet se kanë kryer krime lufte, pavarësisht kombësive të tyre”, është shprehur Viola von Cramon pas vizitës.

E, nga kjo deklaratë nisi gjithçka. Reagimet e para fillimisht erdhën nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të cilën këtë vizitë e cilësuan si ndërhyrje politike, mirëpo, reagime të tilla nuk munguan edhe nga shoqëria civile.Njohësit e politikës në vend kanë mendimet të ndryshme, përderisa për disa është e papranueshme kjo vizitë në Speciale dhe ndërhyrje direkte në këtë gjykatë, për disa të tjerë reagimet ndaj Viola von Cramon nuk janë asgjë tjetër, përpos dyfytyrësi politike.

Mehmeti: Thaçi pengesë drejt arritjes së qëllimeve – ky është skenari i BE-së me presidentin e Kosovës

ImageFaton MehmetiFOTO GALERI
Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se Specialja ka synim që të futet nën thundrën e politikës amerikane dhe evropiane.

Sipas Mehmetit, Bashkimi Evropian ka qëllim që presidenti Hashim Thaçi, të mos jetë pjesë

“Sa i përket pyetjes tuaj mendoj se Gjykata Speciale po tentohet të futet nën thundrën e politikës amerikane dhe evropiane, të dyjat për interesat e tyre. Derisa SHBA nuk janë të interesuar që Thaçit t’i konfirmohet aktakuza tani për tani, duket se në BE kanë krejtësisht tjetër pikëpamje. BE nuk është e interesuar që Thaçi të jenë në tryezë të bisedimeve, pasi ky i fundit ka qenë për shumë vite dhe asgjë nuk është arritur”, ka thënë Mehmeti.

Tutje, analisti politik thekson se vizita e Viola von Cramon në Hagë duhet parë si vizitë për informuar lidhur me fatin e të parit të Kosovës.

“BE e dëshiron kryeministrin Avdullah Hoti në tryezë të bisedimeve, andaj, janë të interesuar të dinë se cili do të jetë fati i Thaçit me drejtësinë. Në këtë logjikë edhe duhet parë vizitën e Viola von Cramon në Hagë, për tu informuar lidhur me fatin e Thaçit, dhe për të ditur se a do i kthehet ai papë tryezës. Nuk dihet se çfarë i është thënë zonjës Cramon, mirëpo dihet sigurt se BE e dëshiron Thaçin në Hagë, të cilin e sheh si pengës drejt arritjes së qëllimeve të tyre”, ka thënë Mehmeti, për gazetën “Bota sot”.

Elezaj: Kjo është dyfytyrësi politike

ImageRexhep ElezajFOTO GALERI
Analisti tjetër politik, Rexhep Elezaj, shprehet se Specialja për Kosovën është themeluar me pëlqimin dhe vendimin e Kuvendit të Kosovës dhe kritikat ndaj Viola von Cramon nuk janë të drejta pasi Elezaj shpjegon se këtë gjykatë e financon pikërisht Bashkimi Evropian.

Ai madje gjithë këto reagime i quan edhe si dyfytyrësi politike, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Vizita e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në Gjykatën Speciale për Kosovën dhe deklarata e saj, se “kjo Gjykatë ka bërë punë të mrekullueshme”, pa marrë parasysh reagimet negative që janë dëgjuar këtyre ditëve nga disa subjekteve politike dhe individ të caktuar, kryesisht me tone të ashpra kritikuese, mendoj se duke marrë parasysh faktin, se Specialja për Kosovën është themeluar me pëlqimin dhe vendimin e Kuvendit të Kosovës dhe të shumicës së partive politike, ata nuk kanë fare të drejt në kritikat e tyre, ngase kjo Gjykatë është organ i lartë i drejtësisë, e cila udhëhiqet nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë, të cilën edhe e financon pikërisht Bashkimi Evropian (BE)”, shprehet ai.

Analisti politik ka shtuar se kur kihen parasysh faktet e lartë përmendura, rezulton qartë se kritikat e bëra ndaj Viola von Cramon, për shkakun se ajo e ka vizituar këtë Gjykatë, janë ironike dhe të pamenduara mirë nga ana e atyre që po e kritikojnë..

“Vizita e Viola von Cramon në Speciale në asnjë mënyrë nuk mund të ketë qenë ndërhyrje politike, përveç se vizitë pune e saj, kur dihet fakti se ajo është raportuese zyrtare për Kosovën në Parlamentin Evropian. Pra, vizita e saj në GJS ka qenë zyrtare në kuadër të angazhimeve dhe detyrave që ajo ka lidhur me ngjarjet dhe proceset, qoftë ato të drejtësisë siç është kjo gjykatë, qoftë ato politike, siç është dialogu Kosovë-Serbi, meqenëse ajo e ka obligim të raportojë për çdo tre muaj në PE-në për Kosovën dhe rrjedhën e aktiviteteve që bëhen në çdo nivel ndërkombëtar që kanë të bëjnë me vendin tonë. Bile, siç e kemi vërejtur të gjithë, se qysh kur Viola von Cramon është emëruar për raportuese për Kosovën në PE, ajo fuqishëm e ka kritikuar BE-në për mos liberalizim të vizave për Kosovën, duke bërë presion të hapur ndaj vendeve anëtare të saj, që menjëherë ta bëjnë liberalizimin e vizave për Kosovën”, bëri të qartë Elezaj.

Për njohësin e çështjeve politike janë të pasinqerta qëndrimet dhe kritikat e atyre të cilët po e kritikojnë Viola von Cramon, për gjoja ndërhyrjen e saj politike pranë GJS, vetëm se ajo e ka vizituar dhe e ka lëvduar punën e kësaj Gjykate, pasi sipas tij, kjo e fundit nuk ka mundur të deklarohet negativisht për punën e saj, derisa BE-ja dhe PE janë investitorët kryesorë.

Mes të tjerave, Elezaj ka deklaruar se është dyfytyrësi politike që në njërën anë politikanët tanë të kërkojnë ndihma financiare dhe mbështetje politike më të mëdha për Kosovën nga BE-ja, siç ishte kërkesa për ndërmjetësimi e saj në bisedimet Kosovë-Serbi, e cila emëroi emisarin e saj, Mirosllav Lajçak, ndërsa në anën tjetër, të dalësh kundër politikës dhe angazhimeve diplomatike të BE-së dhe PE-në që ato i bëjnë në të mirën e Kosovës.

“Kosova është dhe do jetë pjesë integrale e Evropës si dhe gjitha proceseve të saj ndërkombëtare, e që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Kosovën dhe perspektiven e saj ekskluzive evropiane. Kuptohet, duke përfshirë të gjitha dimensionet dhe projektet politike, ekonomike, juridike dhe diplomatike, të cilat ajo i ndërmerr në kuadër të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në BE si dhe në forumet tjera me karakter ndërkombëtar”, ka deklaruar ai.

Haziri: Vizita e Viola Viola von Cramon në Hagë, ndërhyrje e drejtpërdrejtë në këtë gjykatë!

ImageNexhat HaziriFOTO GALERI
Kurse, nga ana tjetër, analisti politik, Nexhat Haziri, në një bisedë për “Bota sot”, ka thënë se reagimet ndaj Viola von Cramon janë të arsyeshme, pasi sipas tij, Viola von Cramon, është raportuese për Kosovën në parlamentin evropian e jo mbikëqyrëse e Gjykatës Speciale.

“Mendoj se reagimi i subjekteve politike lidhur me vizitën e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në Hagë, gjegjësisht Gjykatës Speciale dhe deklaratës së saj se kjo Gjykatë po bënë punë të mrekullueshme, është një reagim i arsyeshëm dhe unë ndaj të njëjtin mendim, pasi europarlamentarja Viola von Cramon, është raportuese për Kosovën në parlamentin evropian e jo mbikëqyrëse e Gjykatës Speciale”, ka thënë Haziri.

Haziri e sheh vizitën Viola von Cramon në Hagë si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në këtë gjykatë, gjë që thotë se nuk duhet t’i takonte asaj e asnjë zyrtari tjetër.

“Vizita e saj dhe deklarimi i më passhëm mbi punën e Gjykatës Speciale, është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në këtë gjykatë gjë që nuk duhet t’i takonte asaj e asnjë zyrtari evropian që kanë përgjegjësi politike, pasi ky do të ishte një thyerje e standardit, ku drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe e pandikuar nga politika”, tha ai.

Krejt në fund, Haziri nënvizon se do ishte në dobi të Kosovës, sikur raportuesja për Kosovën të lobonte për liberalizim të vizave, se sa të merret më punët e Speciales.

“Ajo do të ishte shumë më e dobishme që ta vazhdonte lobimin e saj në parlamentin evropian sa i përket liberalizimin e vizave për Kosovën dhe ndihmesën e saj në forcimin dhe avancimin e demokracisë në Kosovë, se sa të merret me punën dhe funksionimin e Gjykatës Speciale”, ka thënë krejt në fund analisti politik, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *