Sa mund të dënohen Gucati e Haradinaj? Flet avokati i Speciales

Ditë më parë, Policia e EULEX-it ka arrestuar krerët e Organizatës së Veteranëve të Lutës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.Arrestimi i tyre u bë pak ditë pasi këta të fundit i bën publike dosjet e Gjykatës Speciales, të cilat dikush i solli në këtë organizatë.

E nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka thënë se janë të  angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht, me forcë, individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre.Lidhur me arrestimin e tyre ka folur avokati i akredituar i Speciales, Skender Musa.Ai tha se nuk ka prova të mjaftueshme se dy krerët e OVL-së se UÇK-se me publikimin e dosjeve të cilat kanë rrjedhur nga Gjykata kanë bërë vepra penale.

“Po pikë së pari mënyra e arrestimit të tyre ka qenë e panevojshme, për shkak se asnjë anëtar i Shoqatës së Veteranëve e as shoqatat e tjera apo Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve nuk kanë rezistuar dhe nuk kanë hezituar të bashkëpunojnë me organet e Gjykatës dhe nuk besoj që mund të argumentohet vepra se ata e kanë penguar drejtësinë me dosjet që iu kanë shkuar në zyrat e tyre, pasi që për ta penguar drejtësinë duhet me ndërmarrë veprimet të caktuara në drejtim të dëshmitarëve apo provave që i ka Gjykata dhe Prokuroria në këtë aspekt. Këta nuk kanë marrë asnjë veprim, nuk ka prova që kanë komunikuar me ndonjë dëshmitarë”, deklaroi ai.

Ndërsa lidhur me atë se dy krerët e OVL-së mund të dënohen me 5 vjet deri në burg të përjetshëm, avokati Musa, tha se këto janë vetëm hipoteza, pasi që siç tha ai, nuk mund të përcaktohet dënimi para se të vërtetohet fajësia.

“Në radhë të parë duhet të vërtetohet fajësia e tyre dhe unë besoj se këta nuk e kanë penguar drejtësinë se dyshimi është për disa që e kanë penguar drejtësinë. Në realitet këta nuk kanë mundur me pengu drejtësinë, por drejtësia është penguar nga ai që i ka nxjerr jashtë dosjet dhe normalisht  është dikush nga Gjykata, pasi që asnjë person nga Kosova nuk ka pasur qasje në dosje brenda Prokurorisë apo Dhomave të Specializuara.  Unë  besoj se ata do të lirohen, mundet me i’u caktu ndoshta ndonjë masë e paraburgimit ose ndonjë masë kufizuese”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *