Nexhmedin Spahiu i reagon deputetit të LDK-së: Turp! Haram të qoftë buka e Kosovës

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka kritikuar deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Frashër Demajn, për skandalin me tekstet e historisë.Ai ka akuzuar Demajn që ishte në Komisionin për hartimin e historisë së Ballkanit, i cili sipas tij, ka nxjerr të meta dhe mungesa fatale.Spahiu ka thënë se aty ku prezantohen flamujt kombëtarë të Ballkanit, mungon flamuri i Kosovës, përcjell Bota sot.“Turp. Haram i qoftë buka e Kosovës”, ka shkruar Spahiu në një postim në Facebook.

Postimi i tij i plotë:Kur brenda bënë skifterin e jashtë pulën e kamionit.Frasher Demaj – deputet, profesor, akademik, autor tekstesh me 5-6 mijë € rroga mujore nga buxheti i Kosovës, paskësh qenë në komisionin ballkanin për hartimin e historisë së Ballkanit, përveç të metave të shumta që i ka nxjerrë në pah Shkelzen Gashi, ku injorohet Skënderbeu (për të cilin këtu brenda t’i nxjerrë sytë) etj.Ka mungesën fatale: aty ku prezantohen flamujt kombëtarë të Ballkanit, mungon flamuri i Kosovës.Turp. Haram i qoftë buka e Kosovës.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *