Monitoroheshin me GPS, oficerët kapen duke kryer marrëdhënie seksuale brenda veturës së Policisë

Zoe Philips, 32 vjeçare, dhe Andrew Perry, 35 vjeçar, oficerë policie në Britani, janë pushuar nga puna pasi u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale në makinë e shërbimit.Sipas “Daily Mail” agjentët e policisë morën një informacion anonim për kolegët e tyre, duke bërë që ata të kapeshin në flagrancë.

Ata kishin krijuar një lidhje, ndërsa takoheshin kryesisht në shtëpinë e Philips gjatë kohës që ishin në shërbim.Pas informacioneve anonime, të dy gjurmoheshin me GPS deri sa u arrit që të kapeshin në flagrancë.

35-vjeçari ka pranuar aferën seksuale me kolegen e tij gjatë kohës që të dy kanë qenë në orarin e punës, ndërsa 32-vjeçarja ka mohuar një gjë të tillë.Ajo tha se lidhja me kolegun përbën vetëm një sjellje të keqe dhe asgjë më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *