“Ku janë Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli, pse nuk e nëshkruajnë mocionin e VV-së?”

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka folur edhe në lidhje me mocionin e VV-së për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Ismaili ka deklaruar se nëse LVV-ja i bën 40 vota dhe e sjell mocionin në Kuvend ne votojmë pro rrëzimit të qeverisë Hoti.

Ai tutje ka thënë se ku është  Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli, pse nuk po nënshkruajnë për këtë mocion.

“Ju kemi thanë VV-së, bani 40 vota ne e votojmë rrëzimin e qeverisë. Ku asht Vjosa Osmani ku asht Haxhi Avdyli pse nuk e nënshkruajnë mocionin e votëbesimit, ku është ajo vija e LDK-s,ë që VV-ja thotë se votojnë për rrëzimin e qeverisë” tha Ismaili në T7 raporton Gazeta Blic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *