Ibishi: Hyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë mund të nxis incidente

Së fundmi nga banorë të fshatrave kufitare me Serbinë është dhënë alarmi për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës. Lidhur me këtë gjë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi tha se mund të nxiten incidente.

“Po ka raste që nganjëherë ata edhe po hyjnë edhe në pjesën ku realisht është territor i Kosovës dhe ajo mund të nxit incident”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai tha se shpreson që incidente të tilla të mos ndodhin.

“Sido që të jetë mendoj që vet Qeveria e re, relaksimi në kuptim të raporteve dhe paralajmërimeve nga faktori ndërkombëtarë për bisedimet që do të bëhen për dialogun Kosovë-Serbi, jep gjasa që nuk do të ketë incidente”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, Ibishi pohoi se institucionet vendore duhet të jenë më të vëmendshme për sa i përket këtij sektori.

“Sektori i sigurisë, inteligjenca por edhe palët tjera duhet që të jenë të vëmendshëm që sidomos në këtë kohë, pas paralajmërimit të protestave mund të ketë edhe mundësi për prishjen e rendit dhe sigurisë publike. Kujdes duhet të ketë edhe në çështjen e sigurisë së jashtme në kohërat që po vijnë”, potencoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *