Hulumtim: Hajnia nën asfalt

Emisioni i sontëm i emisionit “Drejtësia në Kosovë” zbardh skemën mbi të cilën kompanitë e shtrimit të asfaltit fitojnë mijëra euro duke dëmtuar ambientin.

Hulumtuesit kanë analizuar gjashtë tenderë rrugësh e infrastrukturës  ku është zbuluar se materialet e nxjerra ilegalisht janë përdorur për të shtruar bazamentet e rrugëve.

Hulumtimi zbardh se buxheti i shtetit është dëmtuar për mijëra euro për shkak të mos pagesës së taksave të eksploatimit.

Pjesë e hulumtimit janë edhe emrat e kompanive dhe lidhjet e tyre me njerëz të politikës.

Hulumtimi shfaqë neglizhencën e zyrtarëve që i menaxhojnë kontratat për të kontrolluar cilësinë e materialit i cili përdoret në shtrimin e rrugëve.

Emisioni transmetohet këtë të premte nga ora 22 00 dhe repriza të hënën në mesditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *