Fotografia e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, është vendosur në majën më të lartë të Ballkanit.

Përmes fotografive, disa qytetarë kanë bërë të ditur se ky flamur është vendosur në Majën e Korabit në lartësi prej 2 mijë e 764 metrave.

“Flamurin Gjigant të Komandantit Adem Jashari sot rreth orës 10 të mëngjesit lartësuam në Majën më të lartë të Ballkanit,atë të Korabit me lartësi 2764m,në shenjë mirënjohje për sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të tjerë”, thuhet ndër të tjera në postim./kosovarja