Eurodeputeti francez, Thierry Mariani, bashkë partiaku i Marine Le Pen, parti kjo e krahut të djathtë ekstrem francez ka thënë se grupi i tij në Parlamentin Evropian “Groupe Identité et Démocratie”, ka paraqitur hapur fobinë ndaj shqiptarëve dhe ka shkruar kundër dëshirës për zgjerim të Komisionit Evropian, duke theksuar Shqipërinë dhe Kosovën.

Gjithashtu thotë se kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në Bruksel, në debatin rreth Ballkanit. Edhe një herë, grupi ynë, fuqishëm përsëriti kundërshtimin e dëshirës së Komisionit Evropian për zgjerim të BE’së, në veçanti të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe refuzimin tonë për t’ia hequr vizat Kosovës”, ka shkruar Mariani.

Mariani njihet për qëndrimet e tij kundër shqiptarëve. Në disa reagime të mëparshme, ai s’ka lënë gjë të keqe pa thënë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Krahu i djathtë ekstrem në Francë ka rritje të mbështetjes gjatë viteve në Francë që është edhe euroskeptik në qasje po ashtu. Edhe qeveria francez në një formë ka theksuar se vet BE’ja ka nevojë për reforma dhe ka penguar politikën e zgjerimit të BE’së në Ballkan.

Kjo politikë anti imigrimit ka ndikim edhe në poliitikën e tanishme më populiste të vet partisë së presidentit francez Macron, që do të përballet në zgjedhje me Marine Le Pen këtë vit.

Propozimi për metodologjinë e re të negocimit për anëtarësim kishte ardhur nga Franca vitin e kaluar, që kishte theksuar edhe mjetin e ndëshkimit dhe pezullimit të procesit të anëtarësisë për shtetet kandidate.