Një prej sektorëve më të prekur nga pand emia është arti. Prej marsit të vitit të kaluar vijojnë të jenë të pez ulluara të gjitha aktivitetet ku artistët mund të performojnë.

Ndaj ministri Arben Ahmetaj u pyet nga Stefi Prifti në studion e emisionit “Dola te Ola” se perse artistët u lanë në harresë dhe u përjashtuan nga paketat mbështetëse financiare.

Ministri Ahmetaj u shpreh se shqetësimi është shumë i drejtë, por sipas tij ka qenë tejet e vështirë për të siguruar financim për ta.

Ahmetaj, shtoi se lajmi i mirë është që vendi ynë po shkon drejt hapjes dhe në muajin maj Shqipëria do të hapet totalisht.

Gjithashtu në “Dola te Ola”, ministri Ahmetaj rrëfeu për vështirësitë që ka hasur qeveria për gjetjen dhe sigurimin e va ksinave në një kohë shumë të shkurtër.

Ai theksoi se puna që ka bërë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri është spektakolare.