“Dikush po dëshiron viktima në Veri”, ky është skenari në komunat serbe pas gjendjes me COVID-19

Reagime të shumta kanë ardhur sot ndaj qeverisë Kurti nga partitë opozitare si dhe presidenti, pas gjendjes së krijuar në Veri të Mitrovicës, pasi atje po veprohet me urdhra të Beogradit për ta luftuar pandeminë COVID-19.

Madje komunat në Veri me shumicë serbe, janë karantinuar.Eksperti dhe profesori i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se është shqetësuese numri i të prekurve atje, mirëpo ai thekson se situata është e njëjtë si tash e 20 vite.Islami i quan për keqardhje deklaratat e disa politikanëve për ndërhyrje atje.

“Gjendja e krijuar ne veri të Kosovës pasi atje numri i të prekurve me Covid-19 ështē rritur ndjeshem duket shqetësuese. Kjo gjendje e pasigurisë që e kemi është qe 20 vite, atje është po e njëjta situatë, pra përgjegjësisë nuk mund ti ik askush. Thirrjeve të disave politikanëve se duhet të ndërhyhet me përdorim të masave represive është për keqardhje. Asgjë nuk ka ndryshua atje edhe pse komunat me shumicë serbe e kane pranuar masën e jashtëzakonshme të Serbisë”, tha Islami.

Ai thotë tutje se ata që po e fajësojnë qeverinë për mosndërhyrje në pjesën veriore të Mitrovicës, janë akuza qëllimkëqija, sepse sipas Islamit, atje dikush po dëshiron të ketë viktima, në mënyrë që ajo pjesë të neutralizohet.

“Sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës e ka në mandat KFOR-i, pra është mision i NATO-s. Kështu që të gjithë ata që e fajësojnë qeverinë për mos ndërhyrje janë akuza qëllim këqija sepse dikush po donë të viktima atje e pastaj ajo pjesë të neutralizohet dhe të mos ju lejohet institucioneve te Kosovës ta kryejnë punën e vet. Dogana, policia kufitare e policia e Kosovës janë duke e kryer punën me profesionalizëm. Prandaj është e papranueshme që në këtë kohë pandemie të merremi me ndërskamca. Prandaj të gjithë së bashku të orientohemi në të vetmen betejë- Kundër Pandemisë COVID-19”, u shpreh Islami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *