Avdyli i reagon Gani Kocit: Dikur njerëzit e LDK-së i shpallnin tradhtarë e më pas i vrisnin pabesisht

Edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli i ka reaguar Gani Kocit pas deklarimeve të sotme. Avdyli shkruan në Facebook se dikur figurat e LDK-së i shpallnin tradhtarë e më pas edhe i vritnin pabesisht.

Sipas tij, pas kërcënimit të sotëm duhet të fillohet me negociata me Gani Kocin për koalicion të madh e pse jo edhe të propozohet për president konsensual.

Postimi i plotë:

Dikur të njëjtit shpallnin tradhëtarë figurat kyqe të LDK-së , pastaj i vritnin pabesisht. Sot të njëjtit të kamufluar në forma e pozita të ndryshme, kërcënojnë haptas e prokuroria akoma po hesht. Pas këtij kërcënimi sështë çudi që të fillohet negociata me Gani Kocin për koalicion të madh, pse jo edhe të propozohet ky për president konsensual, vetëm e vetëm për “interes” madhor të vendit. Por sbesoj më që deputetët e LDK-së do konsiderohen dele që nuk duhet të ndahen nga kopeja për tu dërguar nga bariu e drejt te kasapi .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *